Ish-asistentja personale e aktorit amerikan Vin Diesel ka paditur yllin e Fast & Furious, për sulm seksual gjatë xhirimeve të filmit Fast Five në vitin 2010.

Avokati i aktorit, Mark Sinclair, tha se klienti i tij e mohon këtë pretendim.

Asta Jonasson pretendon në padi se aktori e lidhi atë në një mur ndërsa ai kryente një akt seksual me veten e tij. Ajo ka ngritur padi edhe për faktin se kompania e tij e pushoi disa orë pas sulmit të supozuar.

Padia e Jonasson, e cila u ngrit në Los Anxhelos të enjten, pretendon se abuzimi seksual ndodhi në hotelin St Regis të Atlantës, gjatë xhirimeve të Fast Five.

Vetëm orë pas incidentit, në padi thuhet se ajo u kontaktua nga motra e aktorit Samantha Vincent, e cila drejton kompaninë e tij të prodhimit One Race Films dhe u pushua nga puna.

Ajo ka paditur edhe motrën e aktorit dhe kompaninë e tij të prodhimit.

“Ishte e qartë se ajo po pushohej nga puna sepse nuk ishte më e dobishme. Vin Diesel e kishte përdorur atë për të përmbushur dëshirat e tij seksuale”, thuhet në padi.

Përveç dhunës seksuale, padia e saj përfshin pretendime për diskriminim gjinor, hakmarrje të paligjshme, shqetësim emocional dhe përfundim të gabuar.

Top Channel