Një 55-vjeçar dhe nipi i tij 26-vjeçar janë kapur nga policia me armë pa leje dhe kanabis në formë çokollate.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit” u konstatua se i arrestuari me inciale D. Ç., mbante edhe një armë zjarri pa leje në shtëpinë ku banonte në Elbasan.

Ndërkohë pas kontrollit në po të njëjtën banesë të riut me iniciale Xh. M., iu gjet sasia e lëndës narkotike, për të cilën dyshohet se shpërndante doza lëndësh narkotike.

Uniformat blu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, një sasi metadoni dhe një sasi kanabisi në formë çokollate.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA