Arrestohet i dashuri i gruas që ra për vdekje nga shkëmbi pas raportimit se ‘kishte refuzuar propozimin’

21/12/2023 16:10

Nizamettin Gursu tha asokohe se kishte dëgjuar një klithmë dhe zbuloi se e dashura e tij ishte zhdukur poshtë shkëmbit panoramik ku po qëndronin.

Autoritetet turke raportonin sot se burri është arrestuar pas zbulimit të shenjave të përleshjes ku ishte përfshirë 39 vjeçarja tragjike Yesim Demir, para rënies fatale nga më shumë se 30 metra lartësi.

Yesim humbi jetën nga plagët e saj edhe pse mjekët që i thirrën nga  Gursu u përpoqën për 45 minuta ta shpëtonin.

Dyshja kishin dalë për një piknik romantik në brigjet shkëmbore të Canakkale në veriperëndim të Turqisë më 6 korrik, kur Gursu raportohet se i kishte propozuar për martesë.

Gursu tha asokohe për mediat: “Ne zgjodhëm shkëmbinjtë si një kujtim romantik për propozimin”.

Por mediat vendase thonë se gruaja mund të ketë refuzuar propozimin dhe Gursu është arrestuar për “vrasje të qëllimshme”.

Familjarët e Yesim thanë se ata ishin përleshur pas refuzimit të propozimit, ndërsa unaza e fejesës ishte gjetur në xhepin e burrit dhe jo në gishtin e gruas.

Familjarët thanë se Yesim kërkonte të ndahej prej tij dhe nuk do ta kishte pranuar propozimin.

Ata shtonin se ajo i kishte frikë lartësitë dhe nuk do të afrohej kurrsesi në anë të shkëmbit.

Policia tha se kishte gjetur gota të thyera dhe shenja përleshjeje të dhunshme në vendngjarje.

Gursu po mbahet në paraburgim në pritje të gjyqit.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA