Lezhë/ Shiste pije alkoolike dhe fshihte të ardhurat, nën hetim administratori i magazinës

20/12/2023 15:25

Një 60-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi shiste pije alkoolike pa leje dhe fshihte të ardhurat që përfitonte. 

Policia e Lezhës ka ushtruar kontroll në magazinën ku Hamza Celami punonte si administrator. Ata kanë gjetur më shumë se 300 shishe me pije të ndryshme alkoolike, pa dokumentacion shoqërues për origjinën apo vlerën e tyre. Shishet me pije alkoolike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Në vijim të kontrolleve të shtuara në subjekte të ndryshme private, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ethanol””, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për administratorin e këtij subjekti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel