Teksa ka rrëfyer gjithë momentet e shënjuara të këtij viti, gazetari Eraldo Rexho ka veçuar si një prej kujtimeve më të vecanta dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj, verën që lamë pas.

Eraldo ka treguar se që prej njohjes së Arbanës dhe Eduardit, ka kërkuar një dasmë, duke qenë se kjo dëshirë lidhet edhe me dëshirën e tij të madhe për të festuar.

Rexho ka treguar se momenti i ceremonisë në kishë ka qenë prekës për çiftin, pasi të dy kanë lotuar, e pas tyre edhe vetë Eraldo.

Megjithatë pas këtij momenti emocionues, Eraldo ka rrëfyer se në darkë Arbana ka kërcyer, ka kënduar e ka festuar pafund, duke e surprizuar mikun e saj.

Këto kujtime dhe kjo dasmë mbetet ndër më të vyerat edhe për nga përjetimet emocionale për Eraldon.

Top Channel