Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme e të ftohta për shkak të masave ajrore me origjinë veriore.
Këtë të hënë dhe ditën e martë moti parashikohet i kthjellë me vranësira të pakëta kalimtare kryesisht në orët e mesditës.
Ditën e mërkurë dhe të enjte dominon mot i kthjellët si dhe alternime vranësirash kryesisht në relievet malore.
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndruashme. Moti parashikohet me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët në veri që në orët e para të ditës. Në mesditë pritet që reshjet të fitojnë territor dhe intensitet.
Në veri reshje të shpejta shiu në formën e shtrëngatave hera-herës me intensitet mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në Alpe dhe në verilindje reshje bore me intensitet të ulët në lartësinë mbi 1000 metra.
Për shkak të masave ajrore të ftohta e të thata vlen për t’u theksuar dhe formimi i ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore në verilindje – juglindje.
Top Channel