I dogjën derën e banesës një qytetareje për motive pronësie, vihen në pranga dy autorët e dyshuar

16/12/2023 13:41

Dy personat që kërcënuan një qytetare në Tiranë duke i djegur derën e banesës, janë identifikuar dhe vënë në pranga.

Gjatë operacionit policor të koduar “The labyrinth”, nga Komisariati i Policisë Nr. 2 u arestuan A. D., 34 vjeç, banues në Vorë, dhe A. E., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin në datën 12.12.2023, për motive pronësie kanë vendosur lëndë djegëse në derën e banesës së shtetases E. Q. dhe e kanë djegur atë.

Njëri prej tyre dyshohet se është autori i vendosjes së një sasie lënde plasëse në një lokal në rrugën “Sali Butka”,

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se persona të paidentifikuar, kishin vendosur lëndë djegëse në derën e jashte të banesës së saj dhe e kishin djegur atë, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “The labyrinth”. Si rezultat i tij u bë ndalimi i shtetasve A. D., 34 vjeç, banues në Vorë, dhe A. E., 33 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.12.2023, për motive pronësie, kanë vendosur lëndë djegëse në derën e banesës së shtetases E. Q., dhe e kanë djegur atë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. D., është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 28.11.2023, ku në rrugën “Sali Butka”, është vendosur sasi lënde plasëse“, sipas policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshjet të cilat autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë krimit, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA