Tmerr nga rëra thithëse që mbyt pesë familjarë të kapur me njëri-tjetrin në Tailandë

15/12/2023 16:53

Tragjedia e rëndë raportohet se ndodhi kur burri, bija e tij dhe tre të afërm po merrnin rërë nga lumi Mun në rajonin Satuek në verilindje të Tailandës, për të bërë rregullime në shtëpinë e tyre.

Teksa tentonin të shpëtonin njëri-tjetrin nga rëra lëvizëse ata raportohet se u gëlltitën prej saj duke humbur jetën, shkruan e përditshmja britanike TheMirror.

Kur grupi i familjarëve nuk po ktheheshin në shtëpi të tjerë shkuan për t’i kërkuar por gjetën vetëm amjetin e tyre pa asnjë gjurmë të personave të dashur.

Grupe të shpëtim-kërkimit punuan për 45 minuta para se të rekuperonin trupat e viktimave nga rëra në bregun e lumit Mun River më 11 dhjetor, thonë mediat.

Viktimat e tragjedisë ishin burri 45-vjeçar i paemëruar, bija e tij 23-vjeçe, dhe tre nipër me moshë 10, 11, e 14 vjeç. Autoritetet thanë se ata kishin vdekur nga mbytja pasi ishin bllokuar në rërën thithëse.

Banorë të zonës bënin homazhe për fëmijët e zhdukur nga tragjedia, duke lënë lodra pelushi dhe objekte të tyre në bregun e lumit.

Në imazhe trupat e tyre shihej të ishin mbështjellë me copa të bardha teksa ishin vendosur në rërë.

Ekspertët thonë se nëse bllokohesh në rërën thithëse udhët të anohesh ngadalë prapa që pesha e trupit të shpërndahet në një sipërfaqe sa më të gjerë.

Ata shtojnë se disa lëvizje të vogla para e prapa mund të lejojnë ujin në gjymtyrët e bllokuara duke çliruar kapjen e rërës.

The Mirror shkruan se në një tjetër incident një student humbi jetën gjatë pushimeve verore në Alaska kur mbeti bllokuar në baltën thithëse.

Zachary Porter, përshkruhej nga familjarët si një udhëtar dhe eksplorues entuziast por tragjikisht mbeti i bllokuar në baltën thithëse të luginave të Turnagain Arm në Alaskë.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA