Komediani amerikan pozonte me bukuroshet në Kolumbi para se të joshej drejt vdekjes

15/12/2023 18:32

Komediani nga Minnesota, Tou Ger Xiong postonte një seri fotosh me ‘shoqet’ e tij kolumbiane madje bënte “shaka pengmarrjeje”, para se një prej tyre ta merrte peng e ta vriste kësaj jave, tha policia vendase.

Xiong, aktivist i njohur në Mineapolis, shihet me vajzat e zbukuruara duke darkuar në një restorant korean në qytetin e Medellin më 20 tetor.

“Ky është ushqim korean, këtu me të dashurën time,” shkruante 50-vjeçari në një video të postuar në rrjetin Facebook, ku një vajzë flokë-kuqe mban tatuazhin “Never Give Up” në qafë.

Punonjësit e restorantit korean konfirmonin se grupi kishte darkuar aty, por nuk ka sugjerimet se vajzat kanë të bëjnë me zhdukjen dhe vrasjen e tij.

Në një tjetër foto me dy vajza Xiong komediani shkruan me shaka: “Nëse më marrin peng sonte mos më kërkoni.”

Edhe vajzat në fotot e tjera nuk dihet nëse kanë lidhje me pengmarrjen e tij fatale kësaj jave.

50-vjeçari kishte ardhur në Medellin pasi i tha miqve se do të takohej me një vajzë që kishte njohur online.

Policia deri tani nuk ka treguar për vajzën që e joshi në kurthin e pengmarrjes, por konfirmon se ka bërë një arrestim prej fotove të postuara prej të ndjerit.

Pasditen e 10 dhjetorit Xiong i kishte telefonuar në hotel mikut që e shoqëronte në udhëtimin në Kolumbi për t’i thënë se ishte marrë peng nga një grup njerëzish të armatosur.

Grupi i kërkonin shumën $2,000 (8 milionë peso kolumbiane) për lirimin, sipas rrjetit vendas El Colombiano.

Gazeta shton se shkëmbimi nuk ndodhi kurrë dhe se amerikan i gjet i vdekur në një faqe kodre me goditje të shumta thike dhe objektesh të forta.

Vëllai i Xiong tha për mediat se ai kishte komunikuar me një vajzë misterioze para se të dilnin për një takim.

Eh Xiong shtonte për rrjetin StarTribune se kishte dëgjuar për një rritje të numrit të pengmarrjeve të turistëve në Kolumbi por ndjehej i sigurtë në vend.

Vdekja e tij ka tronditur komunitetin në Woodbury, Minnesota, ku ai jetonte, shkruan rrjeti NewYorkPost.

Xong ksihte mbështetës të shumtë në komunitetin Hmong prej inteligjencës e humorit të tij kryesisht duke ekzaminuar shfaqjet dhe dallimet kulturore perkunder racizmit.

FOTO GALERI
4/5
Amerikani i gjet i vdekur në një faqe kodre me goditje të shumta thike dhe objektesh të forta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA