33-vjeçarja nënë e pesë fëmijëve, vdes papritur pas përvjetorit të martesës në Australi

14/12/2023 16:43

Vdekja e papritur e një nëne të re në Australi ka lënë të shtangur pesë fëmijët e saj, bashkëshortin dhe komunitetin, teksa miqtë e familjarët përpiqen të mbledhin fonde për ta.

33 Chelsea Turvey vdiq papritur më 6 dhjetor pak pasi kishte celebruar tetë-vjetorin e martesës me bashkëshortin Jamie, dhe me fëmijët e tyre Atreyu, Alexis, Kruize, Jaxon e Tyson.

Chelsea, nga Sunshine Coast, pranë Brisbane në lindje të kontinentit, lë pas bashkëshortin Jamie dhe pesë fëmijët e tyre, ndërsa shkaku i vdekjes është ende i panjohur.

Shoqja e saj e ngushtë Hollie Simpson, ka nisur një rrjet donacionesh për të ndihmuar familjen në këtë kohë të vështirë.

Ajo shkruante: “Nëse ke pasur fatin të njihje Chelsea ajo ka prekur zemrën tënde ashtu siç ndodhte me të gjithë, miqtë e familjarët kanë dëshmuar dashurinë e mirësinë qe ajo jepte te të tjerët. Prehu në paqe engjëlli ynë sepse do të kujdesemi për Jamie dhe fëmijët”.

Faqja e donacioneve kishte arritur objektivin e saj prej $10,000 brenda një jave. Një tjetër shoqe e të ndjerës e përshkruante gruan si “një yll” në çdo drejtim, për pasionin e saj për fëmijët dhe si bashkëshorte.

“Ne do të sigurohemi që fëmijët dhe Xhimi të dinë sesa i doje. Ne nuk mund të të zëvendësojmë dot kurrë por do të përpiqemi të jemi të fortë”, shkruante mikesha duke njoftuar se funerali u krye të shtunën.

FOTO GALERI
1/3
33 Chelsea Turvey vdiq papritur më 6 dhjetor pak pasi kishte celebruar tetë-vjetorin e martesës me bashkëshortin Jamie, dhe me fëmijët e tyre Atreyu, Alexis, Kruize, Jaxon e Tyson.

Top Channel