Video/ Deputeti i djathtë me fikëse zjarri, shuan qirinjtë e ditës hebreje në parlamentin polak

13/12/2023 17:17

Lobi hebre e quajti një gjestin ‘sulm antisemit’ që ndodhi pak pasi kryeministri i ri Donald Tusk u zotua të reformojë vendin, dhe përsëriti mbështetjen për komunitetin hebre

Deputeti polak Grzegorz Braun i të djathtës radikale, shoi në mënyrë demonstrative me fikëse zjarri, qirinjtë e ndezur në parlament për ditën hebreje, duke dënuar ata që sipas tij “adhurojnë satanin” dhe duke prishur mbarëvajtjen gjatë votëbesimit të qeverisë së re.

Grzegorz Braun, i një partie të vogël të djathtë, shihej në pamjet televizive duke lëshuar lëndën fikëse ndaj qirinjve ne menora, teksa e gjithë dhoma iu mbush me tym të bardhë dhe procedimet e parlamentit ndaluan.

Pas incidentit Braun u përjashtua nga salla.

Donald Tusk, qeveria e të cilit fitoi dje votëbesimin, e përshkroi incidentin si “të turpshëm”.

“Kjo është e papranueshme dhe nuk duhet të ndodhë më”, tha ai.

Ndërsa rabini Sholom Ber Stambler, i cili kishte ndezur qirinjtë e menoras në parlament vitet e fundit, tha se Braun ishte një “antisemit që donte të tërhiqte vëmendje”, por shtoi se veprimi i tij pati efektin e kundërt.

“Ai donte të prishte atmosferën e tolerancës e lirisë fetare”, tha rabinni Ber Stambler.

Ndërsa Braun pas incidentit komentoi: “Ata që adhurojnë satanin duhet t’u vijë turp”, ndërsa u largua nga salla duke tundur kokën, bashkë me deputetë të tjerë të së djathtës vendase.

Veprimi u dënua nga politika dhe komuniteti fetar i Polonisë.

Braun, është një anëtar pro-rus i partisë së djathtë të Konfederatës dhe në të kaluarën ka akuzuar se ka një komplot për ta kthyer Poloninë në një shtet hebre, shkruan rrjeti TheGuardian.

Më herët ai kishte ndërprerë fjalën e studiuesit të Holokaustit, Jan Grabowski, duke bërë që leximi të anullohej.

FOTO GALERI
3/3
Sholom Ber Stambler, i cili kishte ndezur qirinjtë e menoras në parlament vitet e fundit, tha se Braun ishte një “antisemit që donte të tërhiqte vëmendje”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA