Armenia e Azerbaixhani kanë kryer sot një shkëmbim të burgosurish lufte, në një hap pozitiv drejt ‘normalizimit’, që prej goditjes së fundit kur Baku që mori tërësisht kontrollin e rajonit të kontestuar malor.
Ushtria azere sulmoi dhe pushtoi në shtator rajonin etnik armen brenda territorit të tij Nagorno-Karabakh për përplasjeve të vazhdueshme gjatë 3 dekadave të fundit.
Kjo është hera e parë që vendet fqinje shkëmbejnë të burgosur që prej ofensivës së shtatorit, ndërsa bisedime paqeje po tentohet të zhvillohen të ndërmjetësuara nga BE, SHBA e Rusia.
Baku njoftoi se ka liruar 32 ushtarë të kapur armenë.
“Ndërsa Armenia ka liruar dy ushtarë të Azerbaixhanit”, thuhej në dekalratën e komisionit azer për të burgosurit e luftës.
Aty shtohej se shkëmbimi u bë në “sektorin Gazak të kufirit mes dy vendeve.
“Ushtarët armenë iu dorëzuan Armenisë pas ekzaminimeve shëndetësore nga Kryqi i kuq Ndërkombëtar,” thuhej në deklaratë.
Lajmi konfirmohej nga kryeministri armen Nikol Pashinyan pasi kishte njoftuar më herët bisedimet e paqes dhe falënderimet për ndërmjetësiesit.
Pas sulmit të shtatorit e gjithë popullata armene etnike e rajonit malor – prej më shumë se 100,000 vete – janë larguar nga shtëpitë e tyre në Karabak drejt Armenisë.
Top Channel