Të dërguar të Këshillit të OKB vizitojnë kufirin me Gazën, mes luftës së përgjakshme në Palestinë

11/12/2023 19:32

Ambasadorë të Këshillit të Sigurimit të OKB mbërritën sot në Egjipt për të vizituar pikën kufitare të Rafah me zonën e rrethuar të Rripit të Gazës, disa ditë pasi SHBA ndaloi me veto rezolutën e armëpushimit që kërkoi Këshilli.

Vizita informale një-ditore e organizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti vjen në një kohë përshkallëzimi të dhunës e vdekjeve në Gaza, vend që u përshkrua si “varrezë” nga sekretari i përgjithshëm Antonio Guterres.

Rreth dymbëdhjetë ambasadorë në OKB merrnin pjesë në vizitën e sotme, përfshi dhe ata të Rusisë dhe të Britanisë.

Ndërkohë bombardimet dhe luftimet urbane vijonin sot në konfliktin më të përgjakshëm ndonjeherë në Gaza, ku rreth 18,200 palestinezë raportohet të kenë vdekur.

Bombardimet izraelite kanë shkatërruar shërbimet shëndetësore në Gaza duke nxjerrë jashtë funksioni më shumë gjysmën e rreth 30 spitaleve, sipas agjencisë humanitare të OKB, OCHA.

Spitali i Al-Aqsa në zonën Deir al-Balah u mbush sot me viktima, duke përfshirë dhe fëmijë që ulërisnin pas goditjeve të Izraelit në kampin e refugjatëve Al-Maghazi, thane gazetaret e rrjetit AFP.

Mungesat e mjeteve sanitare janë të rënda në zonë sidomos për gratë, ndërsa banorët në mungesë të gazit po përdorin dru për të gatuar.

Ndërkohë luftimet vijonin me disa përplasje urbane mes militantëve dhe ushtarëve në terren  në Khan Yunis ku ushtria izraelite tha se ishte goditur nga një sulm i luftëtarëve të Hamas.

Një raketë që besohet se u lëshua nga Gaza goditi qytetin izraelite Holon në periferi të Tel Aviv, ku shkaktoi dëme materiale, sipas raportimeve.

FOTO GALERI
1/5
Vizita informale një-ditore e organizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti vjen në një kohë përshkallëzimi të dhunës e vdekjeve në Gaza

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA