Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”, dy liderët propozojnë një ide të re për integrimin Arbër Hajdari zbuloi ekskluzivisht në “Më Lër të Flas” se do të bëhet baba dhe se festat e këtij viti do ta gjejnë ndryshe.
Ai zbuloi gjithashtu edhe gjininë e fëmijës. Arbër Hajdari dhe partnerja e tij do të bëhen prindër të një vajze.
I emocionuar Arbri u shpreh se prej disa muajsh ka nisur të mendojë ndryshe për kujdesin ndaj fëmijëve, tashmë si një baba.
Moderatorët e programit, Romeo dhe Donald Veshaj kanë insistuar që ai të zbulojë më tepër detaje, derisa në një moment erdhi edhe përgjigja.
Bidesa kur Arbër Hajdari zbulon lajmin dhe detajet:
Romeo Veshaj: Ti Arbër kur do ta bësh një fëmijë? Se kemi një lajme ekskluziv më duket.
Arbër Hajdari: E keni informacion juve?
Romeo Veshaj: Po e kemi…
Arbër Hajdari: Po, do bëhem baba shumë shpejt.
Romeo Veshaj: Këto festa do të të gjejnë ndryshe Arbër.
Arbër Hajdari: Këto festa do të më presin ndryshe. Në momentin që bëhesh prind shumë gjëra ndryshojnë tek njeriu. Sidomos në momentin që sjell në jetë një fëmijë rritet përgjegjësia në mënyrën e të menduarit.
Romeo Veshaj: A ka nisur të ndryshojë tek ti, tani që do të bëhesh baba, mënyra e të menduarit?
Arbër Hajdari: Ka nisur që prej dy-tre muajsh të ndryshojë mënyra e të menduarit. Prioritetet deri diku kanë nisur të lëvizin.
Romeo Veshaj: Do të bëhesh babi i një vajze apo djali?
Arbër Hajdari: Zoti mi pranoi lutjet që bëra, doja të bëhesha babi i një vajze, dhe do të bëhem me vajzë.
Top Channel