Të gjithë mund të shohin burrin e trishtuar me kapele … por ata me shikim të mprehtë mund të shikojnë dhe ‘gruan e tij’ në iluzion

08/12/2023 21:39

Nëse mund të shikoni një grua në këtë iluzion të komplikuar optik të burrit me ‘sombrero’, atëherë keni një koeficient të lartë inteligjence, thonë krijuesit.

Megjithse shumë shikues kanë mbetur duke kruar kokën shumë të tjerë kanë gjetur dhe gruan e tij të fshehur në figurë para përfundimit të kohës.

Iluzioni u bë i ndjekur në rrjetin TikTok pas prezantimit nga ilustruesi Dean Jackson.

Kjo sepse përveç burrit me kapele, është dhe një grua e fshehur në periferi të kokës së burrit.

Megjithse është e vështirë të dallohet shpejt, ju mund ta gjeni.

Për t’ju dhënë një ndihmë, gruaja e fshehur është duke shikuar nga e djathta e vizatimit.

Stërvitje të tilla mendore ju përmirësojnë memorien afatshkurtër, thotë shkenca.

Shumë përdorues të TikTok komentonin “Çfarë gruaje?”, duke u zhgënjyer sepse nuk shihnin dot fytyrën e saj. Por disa të tjerë ishin me fat të zgjidhnin lojën, edhe pse iu deshtë shumë kohë.

Përndryshe mund të kërkoni dhe zogun e fshehur në këtë pemë Krishtlindjesh në fotogaleri.

Ose të gjeni qenin e fshehur mes 80 lopëve…

FOTO GALERI
5/5
Pergjigja

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA