Ndërpriten testimet e vaksinës HIV në Afrikë prej ‘rezultateve zhgënjyese’

08/12/2023 18:32

Një testim afrikan është mbyllur në vit më herët pasi studiuesit arritën në konkluzionin se “ka pak ose fare shanse” që kombinimi vaksinave të reduktojë rrezikun e HIV.

Zyrtarët thonin se vaksinat (pjesë e studimit PrEPVaç) po testohen në 1,500 njerëz me moshë nga 18 deri në 40 vjeç në Uganda, Tanzani dhe Afrikën e Jugut, shkruan rrjeti britanik TheGuardian.

Testimi në Afrikë raportohet se ka nisur në dhjetor 2020, dhe u ndalua muajin që shkoi, sipas zyrtarëve pas një vlerësimi të progresit.

Rezultatet zyrtare raportohet se do të bëhen publike në fund të vitit 2024.

Dr Eugene Ruzagira, zyrtari i Institutit të Viruseve në Londër, tha: “Testimet u ndërprenë pasi analizat e të dhënave dhe monitorimet tregojnë se ka pak ose fare shanse që këto vaksina të reduktojnë rrezikun e infektimit me HIV.”

Zyrtarët thonin se kishin testuar dy kombinime të vaksinave HIV për të parë efektin e parandalimit të infektimeve, me një fond prej 15 € milionë nga Agjencia e testimeve klinike të Bashkimit Evropian.

Prof Jonathan Weber, i fakultetit të Londrës, Imperial College London, tha: “Ne bëjmë testime pasi nuk i dimë përgjigjet. Dukej të zbulonim nëse një kombinim vaksinash PrEPVacc, të krijuara gjatë 20 viteve, duhet të përjashtohen si program parandalimi të HIV.”

Rreth 20 milionë njerëz në Afrikë janë të infektuar me virusin HIV, sipas raportimeve.

FOTO GALERI
2/3
Zyrtarët thonin se kishin testuar dy kombinime të vaksinave HIV për të parë efektin e parandalimit të infektimeve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA