Mjegull e dendur paraqitet këtë mëngjes në qytetin e Fierit.

Ky fenomen ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Gjatë natës, mjegull ka pasur edhe në qytete të tjera, përfshirë edhe kryeqytetin.

Ndërsa në juglindje, reshjet e borës kanë vazhduar përgjatë gjithë natës. Bora ka pasur në akset Pogradec-Korçë, Korçë-Qafë Qarri, në Dardhë dhe në Llogora. Të gjitha këto akse, sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, janë të hapura për qarkullimin e mjeteve, por kërkohet që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA