“Këpuca e Artë” në Superiore, garë në aksin Tiranë-Shkodër

07/12/2023 18:36

Florent Hasani i Tiranës dhe Bekim Balaj i Vllaznisë janë deri më tani dy pretendentët kryesorë për të fituar “Këpucën e Artë” të Superiores.

Si sulmuesi i Tiranës ashtu dhe kapiteni i shkodranëve, kanë bërë mirë në këtë edicion. Hasani ka shënuar 9 gola deri më tani, ndërkohë në krahun tjetër ish-futbollisti kuqezi e ka gjetur 8 herë rrugën e rrjetës.

Të dy sulmuesit kanë marrë rolin e liderit në skuadrat respektive e me gjasa do të kenë një duel mes tyre deri në fund për trofeun indidivual. Gjithnjë nëse ndonjëri prej tyre nuk largohet në merkaton dimërore.

Hasani është përfolur shumë për një largim nga bardheblutë, megjithatë deri më tani nuk ka diçka zyrtare.

Në krahun tjetër, goleadori Balaj u rikthye në kampionatin shqiptar për të ndihmuar skuadrën e qytetit të tij, me qëllimin për të fituar titullin kampion.

Aktualisht, Tirana ndodhet në vendin e tretë me 22 pikë, teksa kuqeblutë e Vllaznisë numërojnë 5 pikë më pak, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA