Kur Dain Yoon filloi të pikturonte në lëkurën e saj për të krijuar autoportrete surreale, njerëzit në Korenë e Jugut e shikonin atë si një “dokkaebi”, një lloj goblini korean, sipas artistes.

Një fotografi virale e cila shfaqte fytyrën e saj në miniaturë të pikturuar në thonj dhe të zbukuruar me flokët e saj të zinj të derdhur, ndërkohë u përshkrua nga njerëzit në internet si një “manikyr me flokë”.

“Mendova ‘kjo është e lezetshme’ kur e bëra atë”, tha ajo duke folur për CNN në një lidhje me skype.

“Por unë mendoj se shumë njerëz menduan se ishte e frikshme.”

30-vjeçarja tha se imazhet e saj kanë bërë jehonë më të madhe në Evropë dhe SHBA. Vetëm kur ajo u vu re jashtë shtetit, pasi puna e saj u bë virale në vitin 2016, njerëzit filluan t’i kushtonin vëmendje, shtoi ajo.

“Ajo që ata vlerësojnë ishte se unë mora vëmendjen nga shtypi amerikan”,  tha Yoon.

“Jo vetëm unë, por shumë artistë apo këngëtarë koreanë. Nëse ata marrin vëmendje nga jashtë, atëherë koreanët e vlerësojnë atë”.

Iluzionet optike të Yoon e sollën atë në orbitën e muzikantëve si Halsey dhe James Blake, me të cilët ajo ka bashkëpunuar dhe madje i dha asaj një paraqitje në “The Ellen DeGeneres Shoë”.

Që atëherë, ajo ka punuar në reklama për kompani si Estée Lauder, BMË, Apple dhe Adidas, dhe ka zbukuruar faqet e Vogue dhe Harper’s Bazaar me një stil të pikturimit të trupit që i lë njerëzit të pyesin se ku mbaron ajo dhe fillon sfondi  dhe nëse ka pasur Photoshop.

Yoon thotë se ajo kurrë nuk i manipulon fotot e saj në post-produksion. Është vetëm ajo, një pasqyrë, një aparat fotografik dhe bojë, për nga tre deri në 12 orë për xhirim.

Ky proces i gjatë është një arsye pse ajo pushoi së përdoruri modele për punën e saj, ajo nuk donte të merrte aq shumë nga koha e një personi tjetër.

Në veprën e saj “What I’m made of”, fytyra e Yoon është pikturuar tërësisht nga emoji me fytyra të buzëqeshura, llamba, zemra dhe shprehje të tjera të identitetit të saj. Ata i kanë mjegulluar tiparet e saj për ta lënë atë vetëm pak të dallueshme, por në vend që të fshehin se kush është, Yoon tha se emoji-t pasqyrojnë se si ajo ndihej dhe komunikonte vitin që u transferua në SHBA.

“E kuptova se, që kur u transferova në Amerikë, po përdor kaq shumë emoji sepse është thjesht më e lehtë për mua sesa të flas në anglisht. Është si ha-ha emoji, emoji, emoji”, tha ajo.

“Në të kaluarën jam përpjekur të shpjegoj me fjalë dhe fjali, por tani vetëm një emoji e vogël tregon gjithçka.”

*goblini, krijesë që zakonisht është e djallëzuar

FOTO GALERI
9/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA