Konkurrentët e “Për’puthen” kanë vijuar debatin me Redin dhe Albën, pasi kjo e fundit akuzohet se zhvilloi takimin për para.
Debati nuk përfshiu vetëm djemtë të cilët “shpërthyen” ndaj konkurrentëve që po njihen me njëri-tjetrin, por pjesë e tij u bënë edhe moderatorë e analistë.
Moderatorja Megi Pojani ironizoi Redin duke përdorur termin “Babagjysh”, për shkak të dhuratave që ai u ka marrë vajzave.
Megi Pojani: Redi u ndjeve pak si babagjyshi në këtë takim? Unë e shoh që ti je i stresuar sepse mund të kesh dëgjuar shumë, por unë të them që mos krijo mendime në kokë që të konfuzojnë. A të bëri kjo të ndihesh pak burrë që u duke si babagjyshi që t’ia plotësoje të gjitha?
Redi: Mënyra se si foli me mua ishte shumë e mirë. Nuk mu duk sikur po përfitonte me mua. Unë pse jo në një të ardhme të afërt të plotësoja ëndrrat e saj.
Pas këtyre fjalëve ndërhyri opinionistja Neda Balluku, e cila i qëndron mendimit që Alba ka më tepër mendjen tek lekët që Redi ka.
Neda Balluku: Si e e dallon ti një vajzë që ta ka totalisht për lek.
Redi: Mua në më duket një vajë që më do për lek .
Kastro Zizo: Po nuk ra fare në sy (flet duke qeshur).
Neda Balluku: Aman pse nuk ra farë në sy Alba.
I gjithë diskutimi nuk përfundoi me aq, pasi pa u ndikuar nga komentet e të tjerëve Redi vendosi t’i veshë Albës këpucët që i bleu. Pas këtij veprimi ata kërcyen vals, që nuk u la pa u komentuar.
Neda Balluku: Kaq vlen një vals i bukur një palë këpucë…
Top Channel