Ashtu si çdo dimër të moshuarit janë mes dilemës së pamundësisë për të përballuar faturat dhe të ftohtit.

Tashmë që drutë e zjarrit kanë kapur çmimet më të larta, ngrohja është fokusuar përmes energjisë elektrike, por edhe këtu duhet goxha kursim thonë pensionistët e Elbasanit, pasi pensionet janë shumë të vogla dhe faturat të papërballueshme.

“Ashtu me sakrifica, sivjet po përdor korrent më vonë se di, po bëri më ftohtë do mbulohem me batanije”,

“Kam një kondicioner, kur s’është ftohtë nuk e ndez, ka shku fatura 100 mijë, po duhet ta ruash, ta kursesh atë energjinë e shkretë”,

“Me dru, m3 ka shku 60-70, ça të bëjmë me sforco”,

“Me korrent, marrim batanije dhe mbulohemi, pensioni që marr e kam për drita, pastaj me kalamajt”,

“Korrenti 50-60”, thanë pensionistët.

Sidomos pensionistët ndezin pajisjet ngrohëse vetëm në ditët më të ftohta, pasi përndryshe fatura e energjisë elektrike tejkalon pensionin e tyre. Zgjidhja ideale për këtë kategori kanë qenë drutë e zjarrit, por me shtrenjtimin e tyre, të moshuarit kalojnë dimrin me shumë vështirësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA