Stuhia e frikshme e borës ndal fluturimet në aeroportin e Mynihut! Zvicra dhe Austria ngrenë alarm për ortekët

02/12/2023 21:29

Të gjitha fluturimet janë ndalur në aeroportin e Mynihut pas një stuhie dimërore që mbuloi me borë të gjithë Gjermaninë jugore dhe pjesë të Austrisë, Zvicrës dhe Republikës Çeke.

Pas njoftimit për ndalimin e trafikut ajror deri në mesditë, aeroporti më vonë njoftoi se fluturimet do të anuloheshin deri në orën 6 të mëngjesit të nesërm. Aeroporte të tjera në rajon, përfshirë edhe Zyrih, njoftuan gjithashtu vonesa dhe anulime të lidhura me motin.

Trenat për në dhe nga stacioni qendror i Mynihut gjithashtu u ndaluan, tha hekurudha kombëtare e Gjermanisë, duke këshilluar pasagjerët të vonojnë ose të ndryshojnë rrugëtimin e tyre.

Pemët e rrëzuara lanë “pas dhjetëra-mijëra” njerëz pa energji në të gjithë shtetin e Bavarisë, tha kompania e shërbimeve Bayernwerk për DPA. Zyrtarët e Bundesligës së Gjermanisë njoftuan gjithashtu se një ndeshje futbolli midis Bayern Munich dhe Union Berlin, e planifikuar fillimisht për këtë pasdite në Mynih.

Në Austri dhe Zvicër, reshjet e reja të borës bënë që zyrtarët të ngrenë alarmin për rrezikun e ortekëve. Provincat e Tirolit dhe Vorarlberg në Austrinë perëndimore ngritën paralajmërimet e tyre për ortekët në nivelin e dytë më të lartë pasi rajoni mori deri në 50 cm borë gjatë natës.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA