Autori i vrasjes së Liridona Murselit, ngjarje që tronditi Kosovën në 29 Nëntor, dyshohet së është vetë bashkëshorti i saj.
Policia e Kosovës ka vënë në pranga këtë të premte dy persona, nën dyshimin se janë të përfshirë në vrasjen e 33-vjeçares, Naim Murselin dhe një shtetas tjetër, i identifikuar si Grani Plava.
Nërkohë, policia ka ushtruar kontroll në një argjendari në Prishtinë, nën dyshimin se ka blerë arin e vjedhur në argjendarinë e plaçkitur në Suharekë.
Ngjarja u raportua si grabitje, ku çifti Murseli, së bashku me fëmijët ranë pre e grabitësve. Këta të fundit, pasi morën sendet me vlerë, qëlluan drejt Liridonës, e cila ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
33-vjeçarja u gjet nga policia brenda makinës, rreth orës 20:20 në në rrugën ‘Dalip Alshiqi’, në kryeqytetin e Kosovës.
Me arrestimin e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, pistat e hetimit mund të zgjerohen më shumë, për të bërë zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel