Arnita dhe Eni, nën shoqërinë e balerinit tjetër profesionist Erindit, realizuan samba-n e tyre në natën e nëntë të “Dancing With The Stars”.
Performanca arriti të marrë komente pozitive nga juria, megjithëse nuk munguan as kritikat.
Ajo që nuk u prit mirë ishte pasiguria gjatë kërcimit.
Valbona Selimllari: Nga të rrallat herë, në pak momente ndjeva pak pasiguri. Pastaj pjesa tjetër ishte e bukur, korrekte.
Ilir Shaqiri: Ti i bën hapat por i kufizon. Në këtë performancë po flas. Edhe në performancat e tjera, në disa, e kam pasur këtë dyshimin sepse kufizohesh.
Olta Gixhari: Mua nuk më erdhi siç duhet një moment. Më shijoi padjeshka, ku u lëshove tek dy djemtë. E deri në fund e shijova perfomancën. Dua të them që je përmirësuar në latine.
Lori Bala: Më duhet stili i sambës që unë nuk e pashë. Hapat… Kjo është ajo gjëja që mua nuk më pëlqeu.
Votimi për Arnitën dhe Enin nga publiku është i hapur në VIP1.
Top Channel