Automjeti digjet pranë tunelit të Skërficës, nuk ka të lënduar Me gjithë kërkesën për ta përshpejtuar procesin, Gjykata Kushtetuese vendosi ti shqyrtojë argumentet e Erjon Veliajt që kërkon lirinë në datën 20 maj.
Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se seanca plenare do të mbahet në bazë dokumentesh ndërsa shqyrtohet qëndrimi i kryebashkiakut të Tiranës, i cili pretendon si antikushtetues të gjitha masat arrest në burg të shpallura nga gjykatat e për pasojë shfuqizimin e tyre.
Veliaj është në listën e 30 të pandehurve të SPAK në procesin penal të hapur në themel në fillim të javës, gjatë të cilës trupa gjyqësore pranoi kërkesën e avokates falas që klienti të aksesoj fashikujt hetimore.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, një përfaqësues i BKH sipas urdhrit të gjykatës ka dorëzuar të gjitha materialet e SPAK në ambientet e burgut të Durrësit, të cilat priten të merren në dorëzim nga kryebashkiaku nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Kryebashkiaku ka insistuar t’i vendosen në dispozicion fashikujt në mënyrë që të njihet me to dhe të përballen me drejtësinë.
Por siç bëhet me dije kryebashkiaku i Tiranës ka kërkuar që fashikujt ti dorëzohen në prani të një avokati. Ndaj shkresat derisa të merren në dorëzim nga i pandehuri janë mbyllur në një ambiente të posaçëm në burg.
Gjykimi i themelit është lënë për në datën 24 mars dhe mbetet e paqartë nëse derti atëherë do ti mjaftojë apo jo koha kryebashkiakut për të lexuar 61 mijë faqe shkresa.
Top Channel