Gjykata e OKB urdhëron Venezuelën të mos ndërhyjë në çështjen e Guijanës fqinje

01/12/2023 19:12

Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë në Hagë ka urdhëruar sot Venezuelën të mos veprojë për të prishur gjendjen aktuale në Guijana, dy ditë para një referendumi të rëndësishëm në Karakas, për territorin e pasur me naftë.

“Tensionet në situatën aktuale mund të sjellin rrezik serioz që Venezuela të marrë kontrollin e administratës së territorit në fjalë,” tha krye-gjyqtarja e Hagës, Joan Donoghue.

Venezuela prej dekadash pretendon si të sajin rajonin perëndimor Essequibo, i cili përbën dy të tretat e territorit Guijana dhe strehon 125,000 banorë nga 800,000 në të gjithë Guijanën.

Essequibo është një rajon i mbuluar nga xhungël e dendur por i pasur me naftë e me minerale të çmuara.

Sot gjykata urdhëroi Venezuelën të mos veprojë për të prishur gjendjen aktuale politike në vend para referendumit.

Pa përmendur shprehimisht votën e 3 dhjetorit, vendimi i gjykatës thoshte se Venezuela “nuk duhet të kryejë asnjë veprim që ndryshon situatën aktuale në territorin e kontestuar.”

Vendimi kërkonte gjithashtu që Venezuela “të mos kryejë veprime që përkeqësojnë ose zgjerojnë debatin në gjykata, ose që e bëjnë atë akoma më të vështirë për t’u zgjidhur”.

Venezuela kryen të dielën një referendum për të hedhur poshtë vendimin e arbitrazhit të vitit  1899 që caktoi kufirin e saj me Guijanën – e cila ka qenë koloni e Britanisë dhe Holandës.

Zyrtarë në Guijana thonë se referendum është një kërcënim serioz për vendin dhe i bëne peticion Gjykatës Ndërkombëtare për të ndaluar votën, në formën e saj aktuale.

Konflikti është intensifikuar që kur grupi ExxonMobil zbuloi rezerva nafte në Essequibo në vitin 2015.

Ndërsa dhe një muaj më parë një tjetër zbulim “i konsiderueshëm” nafte u bë në rajon, që i shtonte rezervave të Guijanas dhe 10 miliardë fuçi të tjera, që janë sa ato të Kuvajtit apo të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kështu që Guijana bëhet vendi me rezervat më të mëdha energjitike për kokë, ashtu si dhe fqinji saj që ka rezerva të pashfrytëzuara.

Në referendum, venezuelanët do të pyeten nëse pranojnë apo refuzojnë vendimin e vitit 1899, për të cilin Karakas thotë se është “imponuar pa të drejtë”.

Në votë, Venezuela kërkon dhe refuzimin e jurisdiksionit te Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe dhënien e qytetarisë venezuelane banorëve të rajonit Essequibo.

Vendimet e Gjykatës së OKB bëhen për marrëdhëniet mes shteteve dhe janë detyruese por vetë gjykata nuk ka mjete force për t’i zbatuar me detyrim, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
1/5
Sot gjykata urdhëroi Venezuelën të mos veprojë për të prishur gjendjen aktuale politike në vend para referendumit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA