Vizitorët e kopshtit zoologjik të Edinburgut patën mundësinë e fundit për t’i dhënë lamtumirën dy pandave gjigande që do të kthehen në shtëpinë e tyre në Kinë, pas më shumë se një dekade në Skoci.

Yang Guang dhe Tian Tian do të largohen në fillim të dhjetorit pasi janë kthyer në dy personazhe shumë të dashura për publikun që nga dita e parë kur mbërritën në Skoci, në vitin 2011.

Ato janë pandat e fundit që largohen nga Perëndimi pasi marrëveshjet e shkëmbimit të kafshëve kanë përfunduar dhe nuk janë rinovuar nga Kina.

I vetmi kopsht zoologjik amerikan me panda është në Atlanta dhe marrëveshja e tij mbaron vitin e ardhshëm.

Duket se Kina po i tërheq gradualisht pandat nga kopshtet zoologjike amerikane dhe evropiane për shkak të tensioneve me qeveritë perëndimore për një sërë çështjesh.

Megjithatë, presidenti kinez Xi Jinping tha gjatë udhëtimit të tij të fundit në SHBA se qeveria e tij ishte gati të vazhdonte marrëveshjet për ekspozimin e pandave në kopshtet zoologjike amerikane.

Dyshja e pandave në Skoci janë të vetmet në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa kopshti zoologjik tha se nuk ka plane të sjellë të tjerë.

“Yang Guang dhe Tian Tian kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm duke frymëzuar miliona njerëz që të kujdesen për natyrën”, tha David Field, shefi ekzekutiv i kopshteve zoologjike në Skoci.

Ekspozimi i pandave në kopshtin zoologjik të Edinburgut, u mbyll sot pasdite për të lejuar stafin të fillonte përgatitjen për kthimin e tyre në Kinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA