Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka mbërritur këtë mëngjes në Gjykatën e Posaçme, ku do të mbahet seanca e radhës ndaj tij.
Gjykata ka ricaktuar avokat kryesisht Artan Simonin.
Seanca e kaluar e Mediut, dështoi, për shkak të mungesës së dy avokatëve të tij.
Mediu është nën hetim për çështjen e “Gërdecit”. Pak ditë më parë ish-ministri tha se drejtësia nuk mund të jetë kurrë e drejtë, nëse bën një padrejtësi të re, ndërsa ka hedhur akuza ndaj procesit gjyqësor, që e cilëson të paligjshëm. Sipas tij asnjë nga dëshmitarët në proces, nuk ka folur kundër tij.
Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak. Ish-ministri u rikthye në Gjykatë nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë së 15 marsit ku nga shpërthimi humbën jetë 26 persona e u plagosën 300 të tjerë.
Top Channel