Dy persona nga Tirana janë arrestuar në qytetin e Vlorës, pasi kishin armë pa leje me vete në automjet.

Ata u ndaluan për kontroll teksa po lëviznin me automjetin e tyre  tip “Volkswagen” në rrugën “Murat Tërbaçi” me drejtues J. G. dhe pasagjer E. A., ku u konstatuan me një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

J.G., 27 vjeç dhe E. A., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë, u arrestuan në kushtet e flagrancës, ku ky i fundit rezultoi me precedent penal.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me automjetin dhe 2 celularë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel