Forcat e Mbrojtjes së Izraelit po vazhdojnë të përgatiten për një rifillim të operacioneve ushtarake në kufirin me Gazën, ndërsa afrohet afati i armëpushimit humanitar.

Negociatat po vazhdojnë për një zgjatje të dytë të mundshme të armëpushimit, e cila filloi të premten, por nuk ka pasur asnjë konfirmim deri më tani.

Kreu i IDF tha se trupat e tij ishin gati dhe të përgatitur për të rifilluar operacionet ushtarake në Gaza.

Shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, gjeneral-lejtnant Herzi Halevi ka miratuar planet e betejës për fazën tjetër të ofensivës izraelite në Gaza, thuhet në një deklaratë nga forcat.

“Ne e dimë se çfarë duhet bërë dhe jemi gati për hapin tjetër”, tha ai.

Afati i fundit për armëpushimin po afrohet me shpejtësi, pavarësisht raporteve se negociatat intensive janë ende në vazhdim në lidhje me një zgjatje të dytë të mundshme.

“Sot, shefi i shtabit mbajti një seancë për miratimin e planeve për fazat pasuese të luftimeve në selinë e komandës jugore”, thuhej në një deklaratë të IDF.

Ai shpërndau gjithashtu këto foto që tregojnë gjeneralin Hervi duke parë ato që duken të jenë plane beteje, të cilat departamenti i shtypit i IDF i ka mjegulluar.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA