Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë.

Mjeti tip “Mercedes” ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal dhe ka marrë flakë.

Katër personat që ndodheshin në makinë janë nxjerrë jashtë pa lëndime të rënda nga banorët e zonës dhe janë transportuar në spital.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe zjarrfikësish që kanë rrethuar perimetrin dhe po shuajnë flakët, pasi mjeti që mori flakë ishte me ga.

Top Channel