Durrës/ Ish-shoku i qelisë në Angli rrëmben 30-vjeçarin me një “BMV X5”! I kishte borxh 6 mijë paund nga pazaret e drogës

28/11/2023 13:48

Një 30-vjeçar është shpëtuar, pasi u rrëmbye nga tre persona për shkak të një borxhi, që lidhet me trafikimin e drogës jashtë vendit.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi B. H. ishte marrë dhe mbajtur pa dëshirën e tij, në automjetin tip “BMW X5”, nga Iljaz Kotorja, 27 vjeç, nga Paskuqani,  Geri Cani 26 vjeç, nga Durrësi dhe Jurgen Delia 29 vjeç nga Shkozeti në Durrës. Ata u kapën duke lëvizur në zonën e plazhit, në drejtim të Shkozetit.

Këta tre persona po e kërcënonin 30-vjeçarin, për t’iu dhënë shumën prej 6 mijë paund, të cilën 27-vjeçari Iljaz Kotorja pretendonte se ia kishte detyrim 30-vjeçari, për një çështje droge në kohën kur të dy këta shtetas kryenin dënimin për drogë në shtetin britanik, në të njëjtën qeli burgu.

Mbi të arrestuarit Iljaz Kotorjan, Geri Cani dhe Jurgen Delian rëndojnë veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.

 

Top Channel