Ekspozita në Prishtinë për masakrat në luftën e Kosovës, reagon Prokuroria Speciale: Materiali do i nënshtrohet një vlerësimi të detajuar nëse… Është gjetur trupi i pajetë i një nga 13 të humburit e ekuipazhit të anijes së mallrave që është mbytur rreth orës 7 të mëngjesit, pranë brigjeve të ishullit Lesvos.
Ndërkohë vazhdon një operacion i madh i forcave të Marinës Detare greke për të gjetur 12 personat e tjerë. Po marrin pjesë edhe tetë anije që ndodhen në zonë, një fregatë e Forcave Ushtarake Detare greke dhe një helikopter. Operacioni kryhet në kushte tepër të vështira pasi fryjnë erëra të fuqishme dhe dallgët janë mbi tetë ballë.
Një pjesëtar i ekuipazhit që ka mbijetuar dhe është gjetur mbi një fuçi është dërguar në spital dhe po mjekohet.
Anija thuhet sa ka pasur një defekt të rëndë në motor dhe më pas ka marrë ujë në hambarët e saj dhe është mbytur në një kohë tepër të shkurtër.
Top Channel