Dy fëmijë dhe prindërit e tyre janë shpëtuar në aksin rrugor Qafë Murrizë, pasi mbetën të bllokuar në automjet.

Policia Rrugore e Dibrës pas marrjes së njoftimit kanë arritur të nxjerrin nga aty familjen, e më pas i kanë transportuar me makinën e një punonjësi policie.

Nga ana tjetër uniformat blu njoftojnë se me automjete të posaçme po mundësojnë evakuimin e pasagjerëve që ndodhen të bllokuar në automjete në akset e bllokuara.

Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, Bypass-i në Qafë Murrizë vijon të jetë i bllokuar, ndërkohë që borëpastrueset vijojnë punën për të bërë të mundur hapjen e rrugës.

Policia e Dibrës përgjatë ditës së sotme ka bërë thirrje që drejtuesit e automjeteve të përdorin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz. Ndër të tjera ata vijojnë të bëjnë thirrje që shoferët të shmangin qarkullimin në Rrugën e Arbrit, deri sa të ketë një njoftim zyrtar për hapjen e plotë të këtij aksi.

Gjithashtu, nisur nga fakti se në të gjitha akset rrugore ka prezencë të madhe të lagështirës dhe kufizimi i shikueshmërisë për shkak të errësirës e rrit rrezikun për përfshirje në ngjarje rrugore, autoritetet apelon që qytetarët të kenë kujdes, të ruajnë distancën dhe në rast nevoje të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA