Në prag të festave të nëntorit në Shkodër u hap ekspozita e fondit të armëve.
Një prej elementëve kryesorë të ekspozuar është Pushka tip Hutë e Ali Pashë Gucisë, e markës “Henri Martin”, e prodhuar në amerikë në vitin 1864. Arma, e punuar në Shkodër është e zbukuruar me fildish e argjend.
Në Shqipërinë e fund shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, zejtaria njohu një zhvillim të madh sidomos në prodhimin e armëve. Një prej qendrave të rëndësishme ku ato prodhoheshin, ishte edhe Shkodra, kryeqendra e veriut shqiptar.
Restauruesi Petrit Bilali i cili u mor për disa javë me restaurimin dhe konservimin e këtyre armëve, tregon detaje.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me datë 29 nëntor në muzeun historik të Shkodrës.
Top Channel