Një dokument pune i Komisionit Europian vëren se 33,5 milionë euro fonde të bashkimit Europian për bujqësinë në Shqipëri të dhëna nga programet IPARD nuk janë përdorur në mënyrë të rregullt.
Në dokument theksohet se parregullsitë nuk janë mashtrime, por në Shqipëri ato janë 2,5 herë me larta se shuma prej 13 milionë eurosh që nuk është përdorur në mënyrë të rregullt nga 6 shtete të tjera si Turqia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bullgari dhe Rumania.
Dokumenti i punës i Komisionit Europian dha një vlerësim statistikor të parregullsive për vitin 2022. Shuma totale e parregullsive e gjetur në 7 shtete të Ballkanit është rreth 47 milionë euro, nga të cilat 71% i takojnë Shqipërisë dhe 13 mln euro ose 29 % në 6 vende te tjera.
Dokumenti i KE tregon se nga viti 2021 deri në vitin 2022, numri i parregullsive jo-mashtruese pësoi rritje të jashtëzakonshme dhe roli kryesor i takon Shqipërisë.
Për shkak të parregullsive dhe skemave mashtruese BE ka bllokuar fondet e IPARD për Shqipërinë, duke i dhënë një goditje të lartë sektorit, i cili veç të tjerash vuan edhe nga mungesa e financimeve të brendshme.
Top Channel