Xhuliana dhe partneri i saj Dion, vijojnë provat për mbrëmjen e kësaj të premteje në Dancing with The Stars.
Para se të hynin në palestër, balerini kritikoi trajneren e fitness-it për puthjen e saj me Silvesterin, mbrëmjen e shkuar gjatë sfidës së partnerit.
Xhuliana u shfajësua duke thënë se ishte vetëm aktrim, por nuk ngurroi të shprehte se e shijoi performancën.
Dioni: Si e puthe Silvin, direket sa u ndave nga unë?
Xhuliana: Mos u bëj xheloz! Tipik çun shqiptar!
Dioni: Jo kjo s’ka lidhje me xhelozinë. Kush të tha?
Xhuliana: E putha se ashtu më thanë koreografët.
Dioni: Dhe ti në pesë javë që unë të kam bërë koreografitë, nuk…
Xhuliana: Po ti nuk ma ke kërkuar…
Dioni: Se po të të kisha thënë unë do ta kishe bërë?
Xhuliana: Po aktrim është o Dion!
Dioni: Stop! Po nuk ka kështu o Xhuli. Ke puthur Silvin, tani mban mend puthjen e tij.
Xhuliana: O xheloz…
Dioni: Jo nuk ka lidhje me xhelozinë. Besoj se të ka pëlqyer?
Xhuliana: Koreografia ishte e bukur dhe e ndjeva shumë!
Kërcimi i Xhulianës dhe Dionit do të jetë nën ritmet e muzikës shqiptare, ashtu si edhe për konkurrentët e tjerë në spektaklin e kësaj të premteje në “DWTS”, dedikuar 111-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Top Channel