Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi mbante pistoletë me vete.
Policia vendore njoftoi se gjatë kontrolleve të vazhdueshme, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, u ndalua një i mitur me pistoletë.
Kontrollet për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë pa leje vazhdojnë në Durrës dhe gjatë tyre shërbimet policore kapën e arrestuan në flagrancë 17-vjeçarin nga Durrësi.
Ai lëvizte me pistoletë me vete, në rrugët e qytetit. Policia njoftoi se “si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas lëvizte i pajisur me armë zjarri, në lagjen nr. 13, shërbimet e stacionit të Policisë Plazh ndërhynë menjëherë për kapjen e tij”.
Në pranga u vu shtetasin K. Gj., 17 vjeç, banues në Durrës, pasi nga kontrolli fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë. Hetimet e mëtejshme për armëmbajtje pa leje do të kryhen nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Top Channel