Foto ilustruese

Një këmbësor u përplas për vdekje këtë mbrëmje në Kavajë.

Aksidenti raportohet në aksin rrugor Kavajë-Durrës. Një automjet me drejtues një 27-vjeçar aksidentoi një shtetasin ende të paidentifikuar, i cili humbi jetën në vendngjarje.

Ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes, ndërkohë shoferi është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje. Shkak për ngjarjen dyshohet se u bë kalimi i rrugës në mënyrë të gabuar nga ana e këmbësorit, por dhe shpejtësia e lartë.

Më herët, në Delvinë, një makinë tip “Benz” humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Si pasojë u plagosën tre të mitur të moshës 13 deri në 15 vjeç. Sipas policisë, njëri prej tyre i kishte marrë mjetin të atit dhe së bashku me dy shokët po bënte xhiro në afërsi të fshatit Bikaj.

Top Channel