Deputetë, mos iu fshihni historisë!
Një i mitur është përfshirë në një aksident automobilistik në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:25 në afërsi të fshatit Bajkaj, Delvinë. I riu kishte marrë drejtimin e automjetit tip “Benz”, por ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur dy shokët e tij pasagjerë.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar edhe vetë i mituri që drejtonte automjetin, ndërsa së bashku me dy të rinjtë e tjerë të moshave 13-15 vjeç janë transportuar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Policia ka bllokuar automjetin, i cili dyshohet se është në pronësi të babait të njërit prej shtetasve të mitur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel