Kaosi në Kuvend, Ambasada britanike në Tiranë e shqetësuar për situatën

21/11/2023 16:57

Ambasada britanike në Tiranë ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me kaosin e krijuar në kuvend ditën e djeshme, gjatë tentativave për të miratuar “Projekt Buxhetin 2024”.

Ajo i bëri thirrje opozitës të veprojë në interes të qytetarëve, duke punuar që Parlamenti të kryejë detyrën.

“Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë. Një parlament funksional dhe një dialog konstruktiv ndërmjet përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacion dhe shërbime efektive.

I bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës që të punojnë së bashku për të siguruar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interes të të gjithë qytetarëve”, shkruhet në postimin e Ambasadës britanike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA