Video/ Reperja 27-vjeçare vret menaxherin e saj në mes të rrugës, pretendon se ishte vetëmbrojtje

20/11/2023 13:36

Reperja Key Vhani akuzohet për vrasjen e menaxherit të saj më 9 tetor, pasi kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur 27-vjeçarja e vrau në mes të rrugës në Miami, SHBA.

Në video, reperja shihet duke u përleshur me një person jashtë një makine të bardhë. Pak sekonda më vonë nga makina del dhe menaxheri i saj i cili përshihet në sherr. Nga pamjet shihen se burri i panjohur së bashku me menaxherin sulmojnë reperen. Në një moment reperja nxjerr nga çanta një armë dhe fillon të qëllojë drejt menaxherit të saj.

Menjëherë pas të shtënave, personi i cili filloi sherrin me reperen, hipi në makinë dhe e përplasi Key Vhani, e cila u shtri në tokë e plagosur.

Sipas një zëdhënësi të policisë, reperja 27-vjeçare u shpreh se ishte e frikësuar dhe qëlloi me armë drejt menaxherit, për vetëmbrojtje. Menaxheri i saj përfundoi në spital me lëndime të rënda, por më pas ndërroi jetë.

Ajo deklaron se nuk është fajtore, ndërsa avokatët e saj që argumentojnë se ky është një “rast i qartë vetëmbrojtjeje”. Çështja pritet të shqyrtohet më 15 shkurt 2024.

 

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA