Për shumicën e të rinjve, të jetosh në shtëpi me prindërit është një domosdoshmëri ekonomike.

Por kjo situatë është shumë e veçantë për 22-vjeçaren Ludovica Sannazzaro Natta.

Sannazzaro Natta rrjedh nga fisnikëria italiane dhe u zhvendos në një kështjellë italiane 900-vjeçare përrallore me 45 dhoma kur ishte katër vjeç.

Babai i Ludovica Sannazzaro Natta, e cila studioi teatër muzikor në Los Angeles dhe Neë York, është një kont.

Kjo kështjellë mesjetare, e vendosur në një fshat piktoresk pranë Giarole, në veri të Italisë, ka qenë në familjen e saj për 28 breza.

Brezi i mëparshëm përdori kështjellën Sannazzaro kryesisht si një shtëpi verore, por në vitin 2006, prindërit e Sannazzaro Natta vendosën të shpërngulen nga Milano dhe ta bëjnë kështjellën vendbanimin e tyre të plotë, duke marrë me vete vajzën e tyre të vogël.

“Kur u transferova këtu, ishte shumë normale për mua”, thotë ajo për CNN Travel. “Ishte vetëm shtëpia ime dhe ku do të jetoja për pjesën tjetër të jetës sime.”

Ndërsa kështjella ishte “normale” për të renë, ajo ende kujton emocionin e zbulimit të dhomave në kështjellë. Ka 18 dhoma gjumi, 9 banja, si dhe dhoma ndenjjeje, një bibliotekë, dhe një dhomë ngrënie. për të mos përmendur një kishëz dhe rrugëkalimet sekrete.

“Unë thjesht do të vrapoja rreth kështjellës“,  kujton Sannazzaro Natta.

Sannazzaro Natta ka një vëlla 14 vjet më të madh, kështu që Sannazzaro Natta e kaloi fëmijërinë e saj duke eksploruar kështjellën me miqtë e saj.

“Unë u rrita me Harry Potter dhe Narnia dhe të gjitha ato gjëra”, kujton ajo. “Sigurisht, kështjella ishte absolutisht e mrekullueshme për të rikrijuar atë lloj atmosfere dhe fantazi”.

 “Unë jetoj në një kështjellë. Kjo nuk është aq normale”, kuptoi ajo. “Kjo është shumë unike dhe e veçantë”.

 “Është gati 900 vjet histori, mes këtij vendi dhe familjes sime”, thotë ajo.

Pas mbarimit të shkollës së mesme, Sannazzaro Natta u transferua në SHBA për të studiuar teatër muzikor. Miqtë e saj të rinj amerikanë ishin edhe më të shtangur se shokët e shkollës italiane kur ajo tregoi histoinë e saj familjare.

“Unë nuk do të fsheh një pjesë timen vetëm sepse kam frikë nga ajo që ata do të mendojnë. Nëse ata vërtet duan të më njohin, do të më njohin me këtë gjë specifike, sepse është pjesë e imja.”

Më pas, në mes të studimeve të Sannazzaro Natta në SHBA u përhap Covid-i dhe ajo u detyrua të shkonte në shtëpinë e saj.

Sannazzaro Natta thotë se qëllimi përfundimtar është të “ndajë atmosferën e këtij vendi të bukur” me këdo që mundet, qoftë përmes mediave sociale apo personalisht.

“Kam diçka kaq unike dhe të veçantë që dua ta ndaj me njerëzit”, thotë ajo.

“Sepse nuk mendoj se shumë njerëz e dinë këtë realitet. Ata as që mendojnë se ekziston nëse nuk është në filma”.

FOTO GALERI
5/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA