Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve, 4 ministri u mblodhën për të nënshkruar paktin Kombëtar Kundër Dhunës Seksuale ndaj Fëmijëve në Shqipëri, ku theksi u vu në mbrojtjen e fëmijëve nga çdo lloj dhune dhe abuzimi, si dhe marrja e hapave konkret për parandalimin e ngjarjeve ku të dëmtuar mbeten fëmijët.

Paketa e sigurisë në shkolla ishte një nismë që këtë vit shkollor ka rritur sigurinë e fëmijëve jo vetëm në shkolla por edhe në ambientet përreth. Kjo nismë pritet që të zgjerohet për të ofruar siguri edhe gjatë lundrimit në internet.

“Paketa e sigurisë në shkolla do të ofrojë dhe internet të sigurt për fëmijët”- tha ministri Balla.

Javët e fundit është vërejtur një shtim i incidenteve në sistemin parashkollor ku fëmijë të ndryshëm janë dhunuar nga edukatoret. Që kjo të mos ndodhë më është parashikuar një reformë në sistemin parashkollor ku do të krijohen filtra për të gjithë edukatorët të cilët do të vlerësohen periodikisht.

Reformë për sistemin parashkollor. Përmirësimin e akteve nënligjore të mundësojmë të kemi vlerësime me ofruesit e shërbimeve. Mekanizma vlerësimin periodik me psikolog“- u shpreh ministrja Manastirliu.

Në shërbim të fëmijëve në çdo institucion arsimor është edhe shërbimi i psikologut me qëllim që fëmijët të shprehin çdo shqetësim të tyre që ngjarjet të parandalohen.

Top Channel