Marrëveshja e pengjeve, Biden: Unë besoj se është afër

20/11/2023 19:02

Presidenti i SHBA-së Joe Biden deklaroi se beson se është afër marrëveshja për të siguruar lirimin e disa prej pengjeve që mbahen nga Hamasi në Gaza.

Kur u pyet nga një gazetar nëse një marrëveshje ishte afër arritjes së marrëveshjes, presidenti u përgjigj: Unë besoj se po.

Nga ana tjetër kryeministri i Katarit, një ndërmjetës kyç midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit, deklaroi se gjatë fundjavës vetëm “detaje shumë të vogla” që duheshin, përpara se të përfundonte një marrëveshje.

Rreth 238 pengje besohet se ende mbahen brenda Gazës, që pas sulmit të 7 tetorit ku militantët e Hamasit sulmuan Izraelin. Që prej asaj dite sulmet Izrael-Hamas janë përshkallëzuar, duke arritur një numër viktimash të lartë.

Militantët e Hamasit kanë vrarë 1200 izraelitë, ndërsa ushtria e Izraelit ka vrarë më shumë se 11 mijë palestinezë në Rripin e Gazës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA