Aksident në Lushnje! “Audi” përplaset me “Benz-in”, një person i lënduar

20/11/2023 15:54
Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur në fshatin Dushk të Lushnjes, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një “Audi” me drejtuese shtetasen A.H. është përplasur me një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.K. dhe një tjetër mjet, me drejtues shtetasin me inicialet S.T..

Si pasojë e përplasjes së trefishtë është dëmtuar pasagjerja në automjetin tip “Audi”, shtetasja Sh. S., 65 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA