Tre persona janë vënë në prangat e policisë, për shtije droge në qytetin e Shkodrës.

Mjeti në të cilin ata po lëviznin, tip “Renault”, u ndalua për kontroll nga policia.  Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe në në makinë, u gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan.

Të arrestuarit nga operacioni “Tempulli” janë shtetasit Sh. E., 21 vjeç, S. Q., 20 vjeç dhe  K. S., 17  vjeç, të tre banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ata shisnin kokainë, në qytetin e Shkodrës, bashkë me shtetasin Xh. C., 21 vjeç, banues në Shkodër, i cili është shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel