Probleme në shpinë për Marc-Andre ter Stegen, me portierin e Gjermanisë që është larguar nga grumbullimi me Kombëtaren.
Skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann, po përgatitet për dy miqësoret e radhës. Atë të mbrëmjes së sotme ndaj Turqisë, live në SuperSport 4 (20:45).
Dhe të martën përballë Austrisë në Vienë. 31-vjeçari është rikthyer te Barcelona, ndërkohë që Nagelsmann foli rreth problemeve të “gardianit”.
“Nuk mund të specifikoj dëmtimin e Marc. Ai ndjen dhimbje në shpinë që e pengojnë të bëjë lëvizje specifike të portierit.
Mjeku tha se dy ndeshjet ndërkombëtare nuk kanë më kuptim dhe se gjendja e tij është përkeqësuar. Nuk mund të përgjigjem rreth kohës që ai do të qëndrojë jashtë“, u shpreh Nagelsmann.
Top Channel