Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në unazën e Sukthit në Durrës.

Një automjet që drejtohej nga 32-vjeçari  A. G., ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç,i identifikuar si Aleksandër Mërkuri, që lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, 50-vjeçari ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që humbi jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA