Flakët përfshijnë zonën pyjore në Kllëz të Gjirokastrës, zjarrfikësit ndërhyjnë në kohë dhe shuajnë zjarrin para përhapjes
Një tjetër rast dhune raportohet të ketë ndodhur në një kopsht publik, këtë herë në Elbasan.
Policia e Elbasanit ka nisur hetimin në gjendje të lirë për edukatoren 57-vjeçare O. B., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije 5-vjeçar autik.
Në momentin e parë që prindërit kanë denoncuar rastin për dyshim për dhunë ndaj edukatores është marrë masa e pezullimit, deri ne verifikimin e plotë të rastit.
Një grup prej 6 ekspertesh përfshirë psikologe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Denoncimi vjen ditën kur task-forca e ngritur nga Ministria e Arsimit ka nisur kontrollet nëpër kopshte dhe çerdhe. Pak ditë më parë, Ministrja e Arsmit, Ogerta Manastirliu paralajmëroi se do të ndëshkohen të gjitha shkeljet e kopshteve dhe toleranca për dhunën do të jetë zero.
Top Channel